Telegrafi

Njoftimi misterioz i Medvedevit: Fajësoi rusët dhe shkoi në NATO, merreni me mend se çfarë e pret

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka pasur sot një njoftim misterioz në kanalin e tij Telegram, shkruan Fontanka.

Nuk dihet nëse njoftimi ka lidhje me përkeqësimin e situatës në Nagorno-Karabakh, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi sot fillimin e “masave anti-terroriste” në Nagorno-Karabakh.

“Një herë një kolegu im nga një vend vëllazëror më tha: “Epo, unë jam i huaj për ty, nuk do të më pranosh”, i thash “nuk do të gjykojmë nga biografia, por nga veprat”. Më pas humbi luftën, por në mënyrë të quditshme ruajti pozitën. Vendosi të fajësojë Rusinë për humbjen e tij mediokër”, shkroi Medvedev.

Lexo po ashtu Pse Azerbajxhani dhe Armenia janë në luftë?

“Më pas hoqi dorë nga një pjesë e territorit të vendit të tij. Vendosi të flirtonte me NATO-n dhe gruaja e tij shkoi me biskota te armiqtë tanë. Merreni me mend se çfarë fati e pret”, vazhdoi ai.

Armenia ka qenë aleat i Rusisë, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar kohët e fundit. Në një intervistë të fundit me një gazetë italiane, kryeministri armen, Nikol Pashinyan u ankua se Rusia nuk arriti të mbronte Armeninë nga agresioni i vazhdueshëm nga Azerbajxhani.

Pastaj Armenia njoftoi dy javë më parë se do të organizonte një stërvitje të përbashkët ushtarake me Shtetet e Bashkuara, gjë që zemëroi rusët.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë shkatërrimin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore armene

Pas kësaj, Moska e ftoi ambasadorin armen të fliste me të për t’i shprehur atij një protestë kundër një sërë hapash armiqësorë të qeverisë armene.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse përmendi vendimin e Jerevanit për t’u bashkuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), për të pritur stërvitje ushtarake me SHBA-në dhe për gruan e kryeministrit armen të vizitojë Ukrainën për të ofruar ndihma humanitare. /Telegrafi/