Telegrafi

Njoftim me rëndësi nga Regjistri Qendror për rajonin e Shkupit

Zyra rajonale e regjistrimit të Regjistrit Qendror të Maqedonisë në Shkup, njofton se më 11 dhe 15 të këtij muaji, do të punojë me orar të zgjatur, pra nga 8 e deri në 00 (mesnatë), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo bëhet me qëllim të regjistrimit të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, duhet që nga Regjistri qendror të marrin një numër tatimor dhe xhirollogari transaksioni për fushatën zgjedhore./Telegrafi/