Telegrafi

Njihuni me ‘Zonjën e Gjelbër’ të New Yorkut

Elizabeth Sweethart, 83, nga Brooklyn, ka qenë e fiksuar pas ngjyrës së gjelbër për më shumë se dy dekada.

Por, ajo nuk është e famshme vetëm në lagje, por në mbarë botën falë Instagramit dhe paraqitjes së saj në emisionin britanik “This Morning”.

Ajo ka lindur në Nova Scotia si Elizabeth Eaton, ku gjyshja e saj e udhëzoi për sekretet e dizajnit. Kur u transferua në New York në vitin 1964, ajo filloi të punonte në industrinë e veshjeve.

Elizabeth u martua dy vjet më vonë me Robertin dhe “jeta e saj e gjelbër” iu bë e përditshme. Kur u njoftua me bashkëshortin e ardhshëm në East Village, asgjë nuk ndryshojë.

Dashuria për ngjyrën e gjelbër është e dukshme në çdo segment. Nga pamja e banesës, gjërat, rrobat, ngjyrat e flokëve…

Bimët në oborrin e saj janë sigurisht jeshile, ashtu si edhe fidanët, raporton nypost.

Fqinjët gjithmonë e përshëndesin dhe prej vitesh ajo ka shëtitur me qenin, Dylan, të cilin donte ta lyente me ngjyrë jeshile.

Megjithatë, djali i saj Sam nuk e ka lejuar.

“Njerëzit janë të mrekullueshëm, kur më shohin buzëqeshin, gëzohen dhe u pëlqen të bëjnë foto me mua. Është shumë pozitive”, ka zbuluar Elizabeth. /Telegrafi/