Telegrafi

Njihuni me vendet e rralla të globit, aty ku njerëzit jetojnë më gjatë, për disa arsye (Video)

Jetëgjatësia ka qenë gjithmonë një sfidë për njeriun, madje edhe sot në kohët moderne.

Dan Buettner, në një studim për National Geographic ka studiuar popullsinë në vende të ndryshme të shpërndara në të gjithë globin, përcjell Opinion.al, duke përcaktuar ato që ai i quajti si zonat blu, popullsia e të cilave është me jetëgjata në botë.

Në Okinawa, një arkipelag prej 360 miljesh në brigjet japoneze ju do të gjeni numrin më të madh të personave që i kanë kaluan 100 vite jetë. Janë plot 740 vetë në një popullsi prej 1.3 milionë banorësh.

Banorët e Okinawas jo vetëm që janë më jetëgjatët në botë, por edhe njihen për jetën e shëndetshme.

Ata janë energjikë gjatë gjithë jetës dhe preken shumë pak nga sëmundjet.

Sekreti i viteve të tyre të gjata në jetë është i lidhur me kopshtet e shumta që u japin mundësi për aktivitet fizik, ushqimin e shëndetshëm dhe rrezet e diellit.

Banorët e Okinawas kanë një shprehje të vjetër “Ha deri në 80% të ngopjes, jo deri në ngopje komplete”. Ata gjithashtu kanë një këndvështrim pozitiv për jetën dhe kanë mbështetje të ngushtë për grupin.

Ishulli i Sardenjës në Itali përbën vendin e dytë në botë për jetëgjatësinë e banorëve. Qyteti i Ovodas me 1700 banorë numëron 5 persona që e kanë kaluar një shekull jetë.

Edhe pse tek Sardenja jetëgjatësia mund të ketë edhe arsye gjenetike, ata ndjekin dietën e shëndetshme mesdhetare duke konsumuar shumë qumësht dhe djathë dhie. Ecin shumë dhe kanë një sens pozitiv për jetën.

Në lindje të Los Anxhelosit, komuniteti i Loma Lindas, ka një grup religjioz të quajtur adventistë, me jetëgjatësi më të lartë se mesatarja e amerikanëve. Në bazë të kulturës së këtij grupi qëndrojnë zakonet e shëndetshme të te jetuarit si vegjetarizimi apo largimi nga alkooli dhe duhani. Adeventistët pinë shumë ujë, konsumojnë arra dhe kryejnë ushtrime fizike. Vlerësojnë familjen dhe vullnetarizimin.

Gadishulli i Nicoyas në Kosta Rika, ka një komunitet në të cilin mesatarja e jetëgjatësisë është surprizuese. Një njeri që ka arritur të 60-at, ka dyfishin e mundësive të një amerikani të arrijë 90-at. Ata kanë një stil jete fizikisht aktiv, ndërsa kalojnë shumë kohë me familjen dhe veprimtari sipirtuale. Flenë 8 orë në ditë, konsumojnë ushqime të pasura si drithërat apo fasulet dhe përdorin shumë ujë, i cili natyralisht është i pasur me kalcium dhe magnez.

Ishulli grek i Ikarias, 35 milje nga Turqia është një tjetër zonë blu, ku banorët janë 3 herë më të favorizuar se të tjerët, për të arritur moshën 90 vjeçare. Sëmundjet kronike në këtë ishull janë të rralla, ndërkohë që sëmundjet kancerogjene janë 20% më pak se në pjesën tjetër të botës.

Me ujërat e ngrohtë termalë Ikaria ka qenë prej shekujsh një destinacion shëndetësor, ndërkohë që banorët e saj praktikojnë ecjen dhe peshkimin. Përveç dietës së tyre mesdhetare ata konsumojnë shumë perime të egra të gjelbra dhe përdorin një çaj bimor të pasur në nutrientë. Stimulojnë zakonet e mira të jetës dhe angazhimit sociale.

Në fund të udhëtimit të tij në këto 5 zona, studiuesi Dan Buettner doli në një përfundim: Vetëm 20% të jetëgjatësisë sonë e përcaktojnë gjenet, 80% e përcakton mjedisi.