Kur Kombëtarja Shqiptare nuk ka rezultate të mira, shumë shpesh lojtarët janë ata që sulmohen për paraqitjet e tyre.
Madje edhe nga ata që i shohin gjithmonë ndeshjet e Shqipërisë nga shtëpia.
Por Gerasimos Fetsani është krejt tjetër, pasi pasioni i tij për Kombëtaren është më i madh se humbjet apo fitoret.
Një tifoz i çmendur pas Shqipërisë me gjithë kuptimin e fjalës, shkruan Sport Ekspres.
Ai i ka ndjekur dy ndeshjet e fundit të zhvilluara si mysafirë, ku ka udhëtuar për pesë ditë në katër shtete të ndryshme.
Djaloshi kaloi 3500 kilometra në udhëtimin e tij, duke lëvizur me pesë autobusë dhe tre aeroplanë.
Pavarësisht humbjeve apo fitoreve, për të Shqipëria është më e mira.