Zoran Radiçeski është maqedonasi që flet mbi 30 gjuhë. Flet gjuhë nga shumë kontinente, madje edhe gjuhë të fiseve nga Afrika, mes të cilëve edhe gjuhën e fisit Zullu, përcjell Telegrafi.
Njerëzit nga e gjithë bota habiten kur dëgjojënë Zoranin sesi flet në gjuhën e tyre, sepse nuk e kanë të qartë si një i huaj kaq mirë flet në gjuhën e tyre. Thonë se flet madje më mirë nga shumë njerëz të cilët e kanë gjuhë amtare.
Ai është 32 vjeç dhe punon si përkthyes. Për dy minuta mund ta thotë një frazë në 35 gjuhë. Flet gjermanisht, arabisht, portugalisht, zullu, gjuhët nga vendet skandinave, si dhe të kontinentit aziatik. /Telegrafi/