Site icon Telegrafi

Njihuni me të dashurën e Conor McGregor (Foto)

Conor McGregor është në lidhje me Dee Devlin, por ajo nuk është gruaja e tij, ata as nuk janë të martuar e as të fejuar.

E dashura 30-vjeçare e boksierit, është me origjinë nga Dublin dhe është në lidhje me Mc Gregor që nga viti 2008. Çifti njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së parë vitin e kaluar, dhe mirëpritën në jetë djalin Conor Jack McGregor në muajin maj.

Lexo po ashtu McGregor mendon se gjyqtari e përfundoi shpejt duelin

Conor gjithmonë ka qenë i hapur rreth asaj se sa Dee e ka mbështetur në karrierën e tij, madje edhe para se ishte shumë i suksesshëm. “E dashura ime ka punuar shumë gjatë gjithë viteve edhe kur unë nuk kam pasur absolutisht asgjë”, tha boksieri për Mirror vitin e kaluar.

“Ajo më mban mua, jam në gjendje t’i jap gjithçka që ajo ka dashur ndonjëherë, dhe të udhëtojë botën me të, kjo më mbush me krenari”.

 

Exit mobile version