Telegrafi

Njihuni me specifikat e armëve me të cilat do të patrullojnë policët e Kosovës

Zyrtarët e Policët e Kosovës nga sot do të patrullojnë anekënd vendit me pushkën sulmuese VHS-2, e cila prodhohet në Kroaci.

Por, cilat janë karakteristikat e kësaj arme?

Kjo pushkë prodhohet nga HS Produkt, kompani kroate e prodhimit të armëve të zjarrit, e cila është eksportuesja më e madhe e armëve nga Kroacia.

Lexo po ashtu Policët e Kosovës do të patrullojnë me armë të gjata

Pushka sulmuese VHS është armë e kalibrit 5,56×45 mm e NATO-s, e cila u prezantua për herë të parë në vitin 2007.

Diametri i plumbit është 10 milimetra, ndërsa është efektive deri në 800 metra. Maksimumi i shënjestrimit është 2 mijë e 100 metra.

Me një armë të ngjashme është e pajisur edhe policia e Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se blerja e këtyre armëve do të rris efikasitetin në luftimin e krimit.

“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar ai në Facebook të premten.

Ministri ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/