Virgil vand Dijk është gati për të filluar kapitullin e ri të karrierës së shquar si mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.
Mbrojtësi holandez është bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori duke u shitur rreth 85 milionë euro te Liverpooli.
Gjatë gjithë kohës e mbështet e dashura e mrekullueshme, e cila është edhe modele në Holandë.
Partnerja e jetës së shtatgjatit është Rike Nooitgedag dhe qeni i çiftit, të cilët kanë e kanë përcjell çdo hap të rrugës së lojtarit edhe në skuadrën tjetër angleze Southampton.
Gjersa karriera e futbollistit ka arritur suksesin më të madh, Nooitgedag po shijon sukseset në industrinë e modës.
Dyshja janë të lidhur që nga fëmijëria e tyre dhe ndërsa së fundit është ka hapur edhe një butik të veshjeve për femra në Angli.
Ndryshe, holandezi pritet të debutojë gjatë ndeshjeve të muajit janar me skuadrën e re. /Telegrafi/