Site icon Telegrafi

Njihuni me resortin në Spanjë që duket si kopje e setit në serialin e famshëm ‘Squid Game’

Squid Game është shfaqja më e re e Netflix, duke u bërë njëherësh dhe seriali më i suksesshëm korean ndonjëherë në platformën e filmave.

Megjithëse ka aq shumë gjëra për të dashur te ky serial, një gjë që bie në sy është dizajni mahnitës i setit.

Ekipi prapa serisë kishte një buxhet shumë milion dollarësh për të krijuar arenën ku konkurrentët do të luanin për të mbijetuar dhe për të fituar një çmim të majmë parash.

Drama zhvillohet në një ishull të paidentifikuar në brigjet e Koresë së Jugut, derisa secila ‘lojë’ zhvillohet në dhoma të ndryshme, të projektuara veçanërisht.

Duket tamam si seti i serialit Squid Game

Një set i veçantë që bie në sy janë shkallët e një korridori në ishull, që personeli i maskuar i përdor për të transportuar garuesit midis dhomave të tyre të fjetjes dhe dhomave ku mbahen sfidat.

Nëse dëshironi që të ndiheni sikurse në setin e Squid Game, ekziston një pronë pushimi në Spanjë që mund ta njihni.

Peizazhi shkëmbor dhe bregdetar gjithashtu duket si ishulli misterioz i serisë

Regjisori Hwang Dong-hyuk, tha në një intervistë se shkallët e ndërthurua me ngjyra të ndezura u frymëzuan nga pjesa e artit, Relativiteti nga M.C.Escher. Por ky resort në Spanjë duket tamam kopje e setit nga seriali.

Brenda dhomave dekori i apartamenteve është i ndritshëm

La Muralla Roja, gjendet në qytetin Alicante, dhe përbëhet nga 50 apartamente unike të lidhura me një numër shkallësh shumëngjyrëshe.

Blloku i apartamenteve konsiderohet një atraksion turistik për shkak të dizajnit të tij unik

Ky kompleks apartamentesh post-moderne është projektuar nga artisti i njohur spanjoll, Ricardo Bofill, që përdori Kryqin Grek si frymëzim për formën këndore të ndërtesës zigzag.

Shumë nga apartamentet janë në pronësi të banorëve, dhe objekti ka dyqane, një sauna, dhe një restorant të gjitha në nivelin e parë, po ashtu solariume dhe një pishinë në tarracën e çatisë. /Telegrafi/

Kompleksi është projektuar nga arkitekti Ricardo Bofill
Exit mobile version