Site icon Telegrafi

Njihuni me qytetin e ndërtuar në Lindjen e Mesme që njihet si “Manhattani i shkretëtirës”, qysh në shekullin e 16-të ka pasur rrokaqiej

Sigurisht se keni menduar se rrokaqiejt janë ekskluzivisht prodhim i kohës moderne. Megjithatë, a e keni ditur se në një vend në jug të Gadishullit Arabik janë ndërtuar ndërtesa shumëkatëshe dhe atë në shekullin e 16-të?

Qyteti Shibam në Jemen pavarësisht që është i ndërtuar nga balta e jo betoni, çeliku dhe xhami, quhet Manhattani i shkretëtirës apo Chicago i Lindjes së Mesme, transmeton Telegrafi.

Rrugët drejtkëndore, sheshet dhe ndërtesat e larta deri në 30 metra, gjenden në këtë qytet të Jemenit. Këto ndërtesa ngushtohen pothuajse në maje dhe kryesisht kanë 8 kate me apartamente private.

Shibam është qyteti i parë në botë që ka një plan vertikal ndërtimi. Është nën mbrojtjen e organizatës ndërkombëtare UNESCO, kurse themelet ky qytet i kishte vënë qysh në fillim të shekullit të 4-të edhe pse shumica e objekteve datojnë pas vitit 1532.

Duke eksploruar Shibamin, vendndodhjen gjeografike dhe vetë ndërtimin e këtij qytetit, mund të konstatoni se çdo ndërtim është i menduar në detaje.

I ndërtuar në një kreshtë shkëmbore mjaft lartë, me qëllim që të mbrohet nga përmbytjet si dhe mjaft afër burimi të ujit, popullsia e këtij qyteti mbrohet nga degëzimet e mëdha, si dhe ka një avantazh tjetër – është i ndërtuar aq lartë sa që edhe mund ta shoh nga distanca armikun duke u afruar.

Por edhe pse ka një popullsi prej vetëm 7 mijë banorëve dhe rreth 500 ndërtesave të lashta, ato janë të ndërtuara nga tullat e baltës të përziera me kashtë. E sa i përket brendësisë, ato janë të ndërtuar nga druri i kajsisë sipas një “recete” qindra vite e vjetër.

E në çdo apartament jeton nga një familje e përbërë nga babai, nëna, vajza, djemtë dhe nuset dhe fëmijët e tyre. Në tre katet e para nuk kanë dritare fare, pasi aty ruhet ushqimi i kafshëve dhe veglat e ndryshme. Shkallët spirale janë të ndërtuara deri në kulm me qëllim që të mund të ajrohet mirë hyrja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version