Site icon Telegrafi

Njihuni me piloten e parë ushtarake në Maqedoni (Video)

Iva Matiq është femra e parë pilote-ushtarake në Maqedoni dhe pilotja e vetme femër në Qendrën për trajnim të pilotëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

E pyetur se a është e lehtë të bëhesh një pilot ushtarak, në këtë profesion të ashtuquajtur “Profesion mashkullor” Iva për Nova Tv ka thënë:

‘Së pari është e lehtë, në qoftë se ka motivim vetëm mund të shkoni përpara. Por procesi për tu bërë pilot kërkon shumë punë, përgjegjësi, përkushtim, sakrificë, e vështirë nuk është edhe e lehtë’, shpjegon ajo.

Ajo thotë se është një person dinamik dhe ajo kurrë nuk imagjinuar të punojë në zyrë.

‘Nuk kam pasur mundësi ta studiojë këtë në fakultet, u diplomua për informatikë dhe teknologji të informacionit, dashuria ime e dytë. Sapo diplomova, doli konkursi dhe kam aplikuar’, thotë Iva. /Telegrafi/

Exit mobile version