Telegrafi

Njihuni me ‘pesë sekretet e Mourinhos’

Marco Materazzi e konsideron Jose Mourinhon si trajnerin më të mirë në botë, ndërsa i ka zbuluar pesë sekretet e suksesit të tij.

Strategu portugez e ka nisur shumë mirë punën te Manchester Unitedi, ndërkohë që pritet të shihet çfarë do të ndodhë në derbin ndaj Manchester Cityt – skuadrës së rivalit të tij të kamotshëm, Pep Guardiola.

“Çfarë mund të thuash për trajnerin më të mirë në botë, kur janë edhe katër ose më pak të tjerë që janë në të njëjtin nivel. Jose Mourinho, Guardiola, Ancelotti dhe Lippi. Ndërsa vetëm një shkallë nën ta janë Conte dhe Klopp”.

“Mund t’ju them se Mourinho dhe Lippi janë më të mirët, sipas meje, jo vetëm për rezultatet e tyre të veçanta, por edhe për faktin se i kam njohur nga afër”, ka deklaruar ish-mbrojtësi Interit, i cili më pas i ka treguar pesë sekretet e portugezit.

“Energjia, zgjuarsia, njohuritë, përvoja dhe ndjeshmëria” – janë veçoritë e Mous, është shprehur Matrix. /Telegrafi/