Telegrafi

Njihuni me partneren bukuroshe të Bucit të Big Brother VIP Kosova 2

Ylli Dervishi i njohur edhe si Buci u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai është në garë për çmimin e madhe prej 200 mijë eurosh, teksa ai njihet edhe si fitues i një spektakli të ngjashëm vite më parë.

Buci në rrugëtimin e tij të ri në BBVK është treguar mjaft aktiv dhe ‘ngacmues’ me pothuajse të gjithë konkurrentët.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Teksa sa i përket jetës private ai është treguar i rezervuar, por në disa raste ka përmendur partneren e tij, Ina.

Lexo po ashtu Banorët respektojnë thirrjen e ezanit, Lumbardhi: Kur këndon hoxha është zëri më i mirë që ekziston

Dhe në një kërkim në llogarinë e tij në Instagram, Ylli mund të shihet në disa imazhe përkrah saj.

Foto: Ylli Dervishi/Instagram

Në fotot në Instagramin e Yliit, dyshja duken të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse ajo do të vendos që t’i bëjë ndonjë befasi Yllit gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së famshme. /Telegrafi/