Mohamed Salah ka shkëlqyer që kur iu bashkua Liverpoolit nga Roma në verën e vitit 2017.
Ai ka shënuar 170 gola në 275 paraqitje për Reds dhe ka qenë pjesë integrale e transformimit të Jurgen Klopp në klub.
Por, shoku i tij egjiptian – Mohamed Zidan zbuloi se ish- trajneri i Borussia Dortmundit i tha atij se mendonte se ishte 100 herë më i mirë se Salah ndërsa ishte në skuadrën gjermane.
Duke folur për ON Sport, Zidan tha: “Klopp më tha se isha 100 herë më i mirë se Salah, por duhej të isha më profesionist”.
“Klopp më tha se kam një talent dhe aftësi të mëdha, por duhet të përqendrohem më shumë. Nëse do ta bëja këtë, do të isha një nga lojtarët më të mirë në botë”.
Megjithatë, ndërsa Zidan gëzoi një karrierë solide me skuadra si Dortmund, Mainz, Hamburg dhe Werder Bremen, ai pranon se i mungonte një etikë e mirë pune, që do të thoshte se ai kurrë nuk arriti lartësitë që ka Salah.
“Më duhej të isha më i përkushtuar në stërvitje dhe të isha më profesionist për të arritur nivelin e Salah në të kaluarën”, shtoi ai.
“Salah është më profesionist se unë dhe më i përkushtuar ndaj futbollit si Ronaldo dhe Messi”, potencoi Zidan më tej.
Ai shënoi 102 gola në nivel klubesh në 294 ndeshje gjatë karrierës së tij 16-vjeçare, por kurrë nuk arriti të shënonte 20 gola në një sezon.
Një nga pikat kryesore të karrierës së tij ishte shënimi i golit të vetëm për Egjiptin në humbjen 3–1 ndaj Anglisë në mars të vitit 2010.
Salah, nga ana tjetër, shënoi 44 gola në sezonin e tij të parë për Liverpoolin dhe ka 14 tashmë këtë sezon në të gjitha garat. /Telegrafi/