Telegrafi

Njihuni me ‘Messin Meksikan’ – por 15 vjeçari nuk dëshiron ta krahasojnë me argjentinasin

Luka Romero ka thënë se krahasimet që po i bëjnë me Lionel Messin po e bezdisin atë, shkaku që ai është i interesuar të bëjë emrin vetë.

Romero ka lëvizje të ngjashme me argjentinasi dhe për këtë gjë shumëkush po e krahason me anëtarin e Barcelonës.

15-vjeçari i Mallorcas hyri në minutën e 83-të në humbjen 2-0 ndaj Real Madridit, derisa potenciali foli për të në ata minuta.

Romero njihet tani me nofkën ‘Messi Meksikan’, pasi është tejet i talentuar me topin dhe shumë i shpejtë në driblime.

“Më bezdisin kur më krahasojnë me Messin, pasi Messi është i vetmi Messi”, ka thënë mesfushori.

“Nuk dua të më krahasojnë me të, unë do të bëjë emrin tim në futboll dhe më pas do flasim”, ka shtuar më tej ai.

Romero ishte lindur në Meksikë, por përfaqëson Argjentinën në grupmoshat U1-, derisa është i hapur të luajë për Spanjën. /Telegrafi/