Site icon Telegrafi

Njihuni me familjen Ronaldo (Foto)

Ai është një idhull për mijëra tifozë të futbollit, si dhe është bërë shpesh objekt bisede për romancat me disa prej femrave më të bukura në botë.

Por personi më i rëndësishëm në jetën e Cristiano Ronaldo është pafyshim djali i tij 5 – vjeçar Cristiano Jr.

Është i marrosur pas tij dhe nuk humbet kohë për të kaluar disa orë argëtimi me të. Këtë herë Ronaldo ka preferuar të ndajë një selfie nën rrezet e diellit me familjen, përfshirë edhe nënën e tij që quhet Delores.

Fotoja e yllit portugez së bashku me djalin Cristiano Jr ka marrë më shumë se një milionë pëlqime në llogarinë Instagram, pasi të gjithë e pëlqejnë marrëdhënien e tyre të ngushtë. /Tvklan/Telegrafi/


Exit mobile version