Jose Mourinho është në prag të bëjë blerjen e parë te Manchester Unitedi.
Po flasim për Eric Bailly, i cili sipas Daily Mail ndodhet në Mançester për të bërë testet mjekësore.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Transferimi i tij pritet t’i kushtojë Djajve të Kuq rreth 40 milionë euro dhe konsiderohet si një ndër lojtarët kyç në riformatimin e mbrojtjes së Unitedit.
Marrëveshja me 22-vjeçarin e Bregut të Fildishtë pritet finalizohet të premten.
Ai konsiderohet një ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga dhe nofka e tij është ‘bisha’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dNFxlyMcMbQ