Site icon Telegrafi

Dukja e Majkut kur ishte fëmijë (Foto)

Reperi i njohur Majk, është një ndër reperët më të pëlqyer të estradës.

Ai shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, që do të jetë një këngë ritmike pranverore që pritet të lansohet në fund të këtij muaji, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Majk po punon në këngën e re, këto janë detajet

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë shumë i kërkuar dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Përveç fotografive të përditshme, Majk preferon që të publikojë herë pas here edhe ndonjë fotografi nga e kaluara e tij.

Në një grumbull të fotografive nga arkiva e tij në Instagram, mund të shohim disa imazhe të cilat tregojnë se si dukej Majk kur ishte i ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Si i vogël vishej elegant me këmishë dhe papion, ndërsa në adoleshencë reperi karakterizohet me flokë më të gjata.

Përmes fotografive të më poshtme ju ftojmë të njiheni me Majkun “e vogël”. /Telegrafi/

Exit mobile version