Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë bërë bujë me lidhjen e tyre që kur thashethemet për divorcin filluan në fillim të këtij viti, dhe tani që dyshja po zyrtarizojnë ndarjen, po zbulohen më shumë spekulime rreth jetës së tyre personale.
Së fundmi, u raportua se aktori ka kaluar kohë me Kick Kennedy.
Vajza 36-vjeçare e ish-kandidatit presidencial Robert F. Kennedy dhe gruas së tij të parë, Emily Black.
Dyshja thuhet se kanë qenë në hotelin Beverly Hills, i cili është një nga vendet ku JLo dihet se e frekuenton.
Sipas Page Six, ata janë parë në hotel, por natyra e marrëdhënies së tyre mbetet e panjohur.
Kick është gjithashtu një aktore dhe është shfaqur në shfaqje dhe filma të shumtë, duke përfshirë ‘Curb Your Enthusiasm’.
Ajo njihet si shoqe me personazhe të tjerë të famshëm, si Taylor Sëift, pasi këngëtarja u përfol për një romancë me vëllanë e Kick, Conor, në vitin 2012.
E njëjta u diplomua në Universitetin Stanford në Kaliforni, ku studioi teatër dhe histori.
Përdoruesit e rrjeteve sociale tashmë po spekulojnë për një romancë të mundshme mes Benit dhe Kick-ut. Thashethemet vijnë vetëm disa ditë pasi Jennifer bëri kërkesë për divorc gjatë përvjetorit të dytë të martesës së çiftit të ndarë, të cilët janë u tha se janë ndarë që prej 26 prillit të këtij viti.
JLo duket se po fokusohet më shumë në karrierën e saj profesionale dhe jetën familjare. /Telegrafi/