Këpucët e reja të Inteligjencës Artificiale kanë tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve në internet, pasi prodhuesit e tyre pretendojnë se u mundësojnë njerëzve të kenë “këpucët më të shpejta në botë”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Moonwalkers” mund të përshpejtojë shpejtësinë e ecjes së përdoruesit deri në 11 km/h (shtatë milje në orë).
Kjo thuhet se është një rritje prej 250 për qind që do të thotë se ata që i përdorin mund të ecin deri në 2.5 herë më shpejt.
Shift Robotics, një start-up amerikan është kompania që qëndron pas këpucëve të motorizuara.
@shiftrobotics What Are Moonwalkers??? 🌙 👟 Moonwalkers are the world’s fastest shoes that allow you to walk up to 7 mph, thats slightly double your average walking speed! 🌎 💨 Do you think this is the future of transportation? 🏃♂️ 💨 #transportation #transportationdesign #moonwalkers #eshoes #electricshoes #worldsfastestshoes #ShiftRobotics #newtech #newgadgets #electrictransport #electrictechnology
Dhe ndërsa kanë rrota, nuk keni nevojë të shqetësoheni për ruajtjen e ekuilibrit, pasi ato nuk janë si rrota, sepse nuk janë në lëvizje të lirë dhe janë të siguruara me një “shtrëngim magnetik”. /Telegrafi/