Telegrafi

Njihuni me ishullin e vogël në zemër të New York-ut, të cilin askush nuk mund ta vizitojë (Video)

Shumica e njerëzve sigurisht nuk kanë dëgjuar kurrë për një ishull të vogël U Thant, që gjendet në zemër të New Yorkut, në të cilën nuk lejohet askush ta vizitojë.

Kjo ndodh, për shkak se gjendet shumë afër ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, dhe për këtë ky ishull me dekada ka qenë nën kontroll të rreptë të autoriteteve të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Ky ishull është shfaqur nga askund në shekullin e 19-të si pasojë e gërmimit të një tuneli nënujor, i cili është dashur të lidh Queens-in me Manhattan dhe fillimisht është quajtur Belmont, sipas August Belmont Junior, i cili kishte financuar projektin.

Ky ishull fsheh histori të ndryshme, kurse sot është i mbyllur për vizitorët, pasi në të gjendet një lloj i rrallë i zogut. /Telegrafi/