James Rodriguez i ka thurur lëvdata trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, duke e quajtur atë idhullin e tij.
Me fitoren prej 2-0 ndaj Espanyolit, Los Blancos e barazuan rekordin prej 16 fitoresh radhazi në La Liga (duke llogaritur edhe ndeshjet e sezonit të kaluar), ndërsa kolumbiani e shënoi golin e parë.
Ka pasur spekulime se mesfushori ofensiv nuk bën pjesë në planet e legjendës franceze dhe se mund të largohet, porse ai shpreson të qëndrojë sa më gjatë në Santiago Bernabeu.
“Zidane është idhulli im. Real Madridi është ëndrra ime. Shpresoj që të zgjatë sa më shumë”.
“Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur në Madrid dhe me skuadrën. Do të luftoj të qëndroj gjithmonë këtu”, është shprehur James. /Telegrafi/