Telegrafi

Njihuni me femrën që e puthi Carrasco në finale (Foto)

Finalja e Ligës së Kampionëve u përshkua edhe me një detaj interesant festiv që u bë temë e mediave rozë.

Futbollisti i Atletico Madridit, Yannick Ferreira Carrasco, e barazoi rezultatin ndaj Real Madridit në minutën e 79-të dhe festa e tij u shoqërua me puthjen e një femre që qëndronte në publik.

Fillimisht, u mendua se festa e futbollistit belg ishte thjesht me tifozët e Atleticos, por pastaj u kuptua se ai e kërkonte të dashurën e tij.

Është fjala për modelen Noemie Happart, e cila ishte e pranishme në San Siro për ta ndjekur nga afër 22-vjeçarin.

Sido që të jetë, i dashuri i saj nuk u shpall kampion i Evropës, pasi Real Madridi triumfoi pas ekzekutimit të penaltive. /Telegrafi/