Site icon Telegrafi

Njihuni me Dritën që vrapon drejt sukseseve të reja

Dritë që ndriçon gjithë shqiptarët kudo që janë… Ajo vjen nga një fshat i vogël por me suksese të mëdhaja. Atletja e njohur Drita Islami u intervistua nga Telegrafi Maqedoni ku dhe tregoi rrugëtimin e saj në karrierë sukseset dhe planet e saj në vazhdim. Një sport mjaft i vështirë, por ajo ia doli, pavarësisht vështirësive dhe kushteve jo të mjaftueshme. Epo, një vajzë si Drita sjell krenari tek gjithë.

Intervistoi: Aroma Aliti

Pse Drita e gjeti veten në atletikë?
Atletika njihet edhe si mbretëresha e sporteve, është një sport shumë korrekt sepse koha (sekondat) flasin dhe rrallë herë ndodhin padrejtësi, është një sport ku mund ta tregosh veten, ambiciet e tua, është një sport që më sfidon gjatë gjithë kohës që të vrapoj edhe me shpejt dhe me atë përmbushem duke tejkaluar çdo herë limitet e mia.

A mendoni se e keni arritur atë që e keni ëndërruar, sa i përket atletikës?
Sa i përket rezultateve të arritura deri më tani mund të them që kam arritur maksimumin nga kushtet që më janë ofruar, kam ëndërruar të marr pjesë në lojra olimpike dhe kjo ëndërr më është realizuar, por sigurisht që ambiciet shtohen dhe tani ëndërroj që të marr pjesë edhe një herë në lojëra olimpike por këtë rradhë duke përmbushur normën olimpike, e cila do të jetë një sfidë mjaft e madhe dhe e vështirë për mua.

Ju keni pasur shumë suksese në atletikë, cili llogaritet si sukses më i madh?
Një ndër sukseset më të mëdha mund të them që është pjesmarrja në lojëra olimpike, por gjithashtu edhe thyerja e 5 rekordeve shtetërore.

Çfarë ndjenje ishte për ju të qenurit 8 vite me rradhë si atletja më e mirë në Maqedoni?
Per mua të zgjidhem 8 vite rradhazi atletja më e mirë padyshim që është një sukses i madh, sepse kjo tregon përkushtimin e madh që kam për sportin e atletikës për një periudhë kaq të gjatë, sigurisht që është një motivim për mua që të vazhdoj edhe viteve në vazhdim ta mbroj titullin.

Na trego pak për lojërat olimpike në Rio?
Lojrat olimpike janë ëndërr për çdo sportist, sepse është eventi më i madh sportiv në botë, sigurisht që jam e lumtur që isha pjesë e këtij eventi, por që kuptohet pritshmëritë ishin më të mëdha sa i përket rezultatit që shënova atje, por duke pasur parasysh konkurrencën dhe presionin psiqik që ballafaqohesh përsëri jam e kënaqur me rezultatin e arritur.

Çfarë solli viti 2019 për Dritën?
Viti 2019 ka filluar shumë mbarë për mua, me rekord të ri shtetëror në lojrat botërore universitare ku dhe u plasova në gjysëmfinale, por shpresoj deri në fund të sezonit të shënoj rekorde të reja sepse garat e mëdha më presin në vazhdim.

Cilat janë planet tuaja në vazhdim?
Planet e mia për këtë vitë janë ta perfaqësoj Maqedoninë në kampionatin botëror që do të mbahet në Doha, si dhe në kupën e Evropës, liga e tretë që do të mbahet në Shkup, ku pres që të dal e para në diciplin2n e 400m me pengesa dhe të shënoj rekord të ri shtetëror.

Drita premton shumë suksese për t’i bërë shqiptarët krenarë me rezultate të shkëlqyeshme, brenda dhe jashtë! /Telegrafi/

Exit mobile version