Telegrafi

Njihuni me çiftin nga Britania e Madhe që shëtiti botën për të parë Maqedoninë (Video)

Një çift nga Britania e Madhe ka përshkuar 10 mijë kilometra për të mbërritur në Maqedoni.

Me moton, çifti që vozit bashkë, rri bashkë, të rinjtë nga Britania e madhe kanë kaluar shtete si Franca, Gjermania, Zvicra, Italia, Slovenia, Austria, Kroacia, Bosnja, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dy i kanë regjistruar pamjet dhe i kanë nxjerrë në Youtube ku shihen male, liqene, lugina, rrugë të bukura dhe shumë natyrë.

Me një motorçikletë të tipit S1000XR ata janë kënaqur në natyrën e bukur dhe siç thonë ”kanë parë fytyra miqësore në Shqipëri”

Shijojeni aventurën e tyre. /Telegrafi/