Site icon Telegrafi

Njihuni me “Bambin” e vogël të “O sa mirë” (Foto)

Aktori Neshat Krasniqi, i njohur për publikun si ‘Bambi’ i serialit “O Sa Mirë” është kthyer në një prej personazheve më të dashur të këtij seriali.

Ai ka rënë në sy gjithmonë për fizikun e tij të shkëlqyer dhe rolin si djali “i urtë”, i cili zgjatë zanoret e fjalëve të tij kur flet.

“Bambi” tashmë ka filluar të ketë edhe me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv dhe publikon herë pas here imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Lexo po ashtu Me kë është në lidhje 'Bambi' i serialit “O sa mirë”? (Foto)

Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi, e cila tregon se si dukej aktori, kur ishte i vogël.

Vërehet mjaft qartë se në atë kohë ‘Bambi” ishte një fëmijë i shëndoshë, dhe krejt ndryshe nga ç’është sot. /Telegrafi/

Exit mobile version