Shfaqja e Elektronikës së Konsumatorit (CES) është një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë në botë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kjo konventë e teknologjisë përfundon të premten dhe një nga pajisjet më interesante dhe më të përfolur që u prezantua në ngjarje iste roboti humanoid, Ameca.
Është hera e parë që Ameca është parë në jetën reale, por në fund të vitit që lamë pas një video e robotit u bë virale.
I krijuar nga kompania britanike Engineered Arts, roboti me fytyrë gri ka mimika të fytyrës ashtu sikurse njerëzit dhe mund të komunikojë me ju.
Ameca ka kamera në sytë e saj, mund të shohë fytyrën e personit që flet dhe të bisedojë me atë.
Ka mikrofona në secilin vesh, që do të thotë se roboti mund të gjurmojë nga cili drejtim vjen çdo tingull. /Telegrafi/