Site icon Telegrafi

Njihuni me 22 vjeçaren Fjolla Ujkani, deputeten më të re të Kuvendit të Kosovës

Fjolla Ujkani është deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës.

22 vjeçarja nga Vushtrria u bë deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e re ka qenë e ftuar në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ku ka rrëfyer për eksperiencat e para të saj në Kuvend dhe sport.

Fjolla tregon se në politikë ka qenë e kyçur edhe më parë si asambleiste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë ku aty ka qenë më e votuar ndër gra e vajza, përcjell Telegrafi.

Pos që është deputete, Fjolla merret edhe me sport. Thotë se është inspiruar nga Sajmir Ujkani që e ka edhe familjarë.

Ajo në sportin ndërkombëtarë është fanse e Manchester United.

Për shkak të angazhimeve të reja në politikë, e reja vushtrriase thotë se momentalisht luan vetëm basketboll gjatë vikendeve.

Deputetja thotë se vajzat e reja të mos kufizohen në ambicie dhe të synojnë të arrijnë sa më shumë në karrierë, pavarësisht se thotë “shoqëria jonë është patriarkale”.

Fjolla thotë se dëshira e saj ka qenë të jetë pjesë e Akademisë Ushtarake, por edhe në politikë ajo thotë se do t’i shërbejë vendit.

Deputetja vjen nga një familje tetë anëtarëshe ku ajo është më e madhja e pesë motrave dhe vëllaut./Telegrafi/

Exit mobile version