Site icon Telegrafi

“‘Nji veturë modeste”, Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz “Porsche”

Dashuria për makinat e markave luksoze është një ndjenjë e përbashkët për shumë njerëz, dhe duket se edhe artistja e njohur Rina Balaj nuk bën përjashtim.

Këngëtarja e njohur ka blerë një veturë të brendit Porsche, që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e saj dhe vetë ajo vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, artistja e hitit “Edhe sa lot”, publikoi disa fotografi ku shfaqet duke pozuar pranë makinës së saj të re.

Foto: Rina Balaj / Instagram

Megjithëse, vetura e saj është një simbol i luksit dhe elegancës, përshkrimi i postimit tërhoqi po aq vëmendje sa edhe imazhet.

Me një dozë humori ajo bëri një përshkrim, të një shprehjeje që është tejet e popullarizuar tek ne.

“’Nji kerr modest”, shkroi Rina në postimin e saj.

Postimi i këngëtares mori komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan për makinën e re.

Rina vazhdon të jetë një nga artistet më të pëlqyera të momentit, ajo njihet për stilin e saj unik si në aspektin muzikor por edhe në veshjet e saj.

Exit mobile version