Reperi i njohur Gold AG e ka humbur shumë i ri babanë e tij.
Ai është rritur vetëm me nënën, por gjithmonë në kujtime ka pasur babain, së cilit i ka kushtuar edhe këngë përgjatë karrierës së tij të gjatë.
Së fundmi, në 25 vjetorin e vdekjes së babait të tij, reperi Gold AG ka bërë një postim emocionues në rrjetin social Facebook, ku ka cituar me të madhe periudhën gjashtë vjetore, të cilën e patën mundësinë ta jetojnë bashkë.
“JETUAM BASHK VETËM 6 VITE JETË , POR NË MENDJE E ZEMËR GJITHMONË KE MBETË. 25 vite pa ty babë … U takofshim në Xhenetin Firdeus unë, ti e nana përgjithmonë”, kishte shkruar Goldi.
Ky është postimi i plotë i Goldit në Facebook”
KISHA DASHTË !!!
Kisha dashtë që i vogël ma shum me t’pa me sy
Me një dor me mpas nana e me një dor me t’mbajt ty
Kisha dashtë që bashk me nis shkollën fillore
E me të gëzu babë me notat në fletore
Kisha dashtë që shqiponjën me ta pa mu në ballë
Se e di që aty do ishe babë po t’ishe gjallë
Kisha dashtë me msu nga ti si shumë që i mësove
Eh veç Zoti e di o babë sa më mungove
Kisha dashtë me të tregu o ma i miri i ksaj bote
Se këtë karakter e kam nga zemra jote
Kisha dashtë me ty e nanën t’më shkoj jeta
Por jo nuk ankohem se Zoti i di këto janë punët e veta
Nuk ankohem jo se kështu ishte caktimi
Të Allahut jemi dhe tek Ai prap është kthimi
14.12.2017 (25 vite pa ty babi). /Telegrafi/