Një vajzë 1-vjeçare në New York vdiq nga i nxehti pasi gjyshja e saj e kishte harruar në makinë për tetë orë, derisa më pas kishte shkuar në punë, tha policia.
Gruaja 54-vjeçare kishte harruar ta çonte 14-muajshen në kujdes ditor, gjatë rrugës për në punë të hënën, tha Departamenti i Policisë së Qarkut Suffolk në një njoftim për shtyp, transmeton Telegrafi.
“Përafërsisht tetë më vonë, gruaja shkoi për të marrë fëmijën nga kujdesi ditor, që ndodhet në Redwood Lane në Smithtown, kur e kuptoi se e kishte lënë fëmijën në automjetin e saj”. tha policia.
Vajza u dërgua në spital ku u shpall e vdekur.
Vdekja e saj është duke u hetuar dhe policia ende nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë akuza për rastin.
Ky është fëmija i 15-të që ka vdekur këtë vit për brenda makinës ku ishte nxehtë, sipas NoHeatStroke.org. /Telegrafi/