Rreth plagosjes së shtatë personave dhe vrasjes së dy të tjerëve me thikë në Romans-sur-Isere të Francë, kanë nisur të bëhen hetime nga njësiti kundër terrorizmit.
Azilkërkuesi 33-vjeçar nga Sudani, është i dyshuari kryesor i këtij sulmi, pasi qëlloi me thikë nëntë viktima që po prisnin rend para një furre buke, transmeton Telegrafi.
Në pyetje janë marrë edhe dy të tjerë, që po ashtu janë sudanezë, ndërsa banonte me njërin prej tyre.
Brigada ndërkombëtare kundër terrorizmit, ka thënë mbrëmë se po hetojnë “vrasjet dhe tentim vrasjet të lidhura me organizata terroriste”, si dhe “bashkëpunim kriminal me baza terroriste”.
Raportohet se i dyshuari kishte arritur në Francë para tri vitesh, ndërsa i është refuzuar statusi i refugjatit, po i është dhënë një leje qëndrimi për dhjetë vjet.
Në janar të këtij vitit, ai ka rritur në Romans-sur-Isere, pasi më parë kishte jetuar në një qytet tjetër, ku ishte marrë me përpunimin e lëkurës, për krijimin e gjërave të ndryshme.
Sjelljet e tij deri më tani kanë qenë shumë të mira, pasi ishte pjesë e një organizate bamirëse të kishës katolike, ndërsa ishte trajtuar mirë në përpunimin e lëkurës.
Arsyet e sulmit të tij mbeten të panjohura, ndërsa policia ka bërë të ditur se ai nuk ka asnjë dosje dhe është i panjohur për forcat e rendit. /Telegrafi/