Telegrafi

Njësitet speciale ndalojnë gruan që sulmonte bashkëshortin tek ikte me kushërirën e saj (Video)

Gruaja e paemëruar nga Kili, është ndaluar nga njësitet speciale ngaqë sulmonte fizikisht bashkëshortin dhe donte të hynte brenda veturës për t’ia rrahu dashnoren.

Kjo e fundit, që është edhe kushërirë e afërt me sulmuesen, kishte pasur aferë me burrin e saj dhe po përpiqej të largohej me të, transmeton Telegrafi.

Shumë persona janë mbledhur rreth tyre duke qeshur dhe inkurajuar të vazhdonte me dhunë, e askush nuk provonte ta ndalonte.

“Turmë e pashpirt, të uritur për thashetheme”, si dhe “ata që mendojnë të tradhtojnë, të mendojnë dy herë”, janë dy komente lidhur me rastin. /Telegrafi/