Telegrafi

Njësia speciale para Qeverisë dhe Kuvendit, ndalohet lëvizja e qytetarëve (Foto)

Që në orët e para të mëngjesit janë vërejtur lëvizje të mëdha të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët vinin nga qytetet e tjera drejt Prishtinës, ndërkaq Policia e Kosovës ka ndaluar edhe lëvizjet e qytetarëve në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Policia ka filluar edhe bllokimin e rrugëve dytësore, të cilat dërgojnë në sheshet e kryeqytetit.

Tashmë Njësitë Speciale të Policisë kanë dalë para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë.

Nga ora 11:00 është paralajmëruar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në 11:30 do të fillojë seanca, në të cilën deputetët pritet të votojnë për demarkacionin me Malin e Zi.