Site icon Telegrafi

Njësia speciale izraelite Yahalom “pastron” ndërtesat e Hamasit, vret dy prej militantëve – publikohen pamjet e aksionit në Gazë

Ushtria izraelite e njohur si IDF ka publikuar pamjet e ofensivës në Gazë, ku pjesëtarët e njësisë speciale Yahalom shihen duke bërë “pastrimin” e ndërtesave në të cilat qëndrojnë militantët e Hamasit.

Yahalomi është i specializuar në vendosjen dhe largimin e mjeteve shpërthyese, kurse në pamje ata shihen duke shtënë në drejtim të militantëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.

Pas shkrepjes së qindra plumbave dhe hedhjes së disa granatave të dorës në një ndërtesë pothuajse të shkatërruar, ata futen brenda dhe shihen dy trupa të pajetë të mbuluara në gjak.

Lexo po ashtu Momenti kur izraelitët bombardojnë pjesën jugore të Libanit

IDF-ja pretendon se ishin pjesëtarë të Hamasit, ndërsa në këtë objekt ata gjetën armë të ndryshme dhe municion që me gjasë Hamasi i kishte përdorur kundër tyre.

Ndryshe, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kundërtushar armëpushimin. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version