Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një ushtrim bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in.
Ushtrimi kishte për synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë për menaxhimin e krizave.
“Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtrimin e përbashkët ‘Shpata e Artë 2024’ me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO. EULEX-i është reaguesi i 2-të i Kosovës në fushën e sigurisë, si pjesë e një mekanizmi 3-shtresor të reaguesve në fushën e sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX-i është reaguesi i dytë, dhe KFOR-i është reaguesi i tretë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, ushtrimi, që u mbajt në Kampin Vrella, kishte synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë tonë për zbatimin e procedurave për menaxhimin e përbashkët të krizave. Kjo me qëllim mbështetjen më të mirë të stabilitetit të Kosovës dhe kontribuimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve. /Telegrafi/