Forca të shtuara të Policisë së Kosovë dhe KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth.
Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ndodhet në vendngjarje dhe sjell nga atje fotografi.
Po ashtu vetura të KFOR-it në hyrje të Zubin Potokut po monitorojnë situatën nga afër.
Ndryshe, më herët Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut, ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur shpërthimi i mbrëmshëm, tek kanali i Ibër Lepencit janë vendosur 6 tuba në kanalin që është dëmtuar nga shpërthimi. /Telegrafi/