Site icon Telegrafi

Njeriu tregon simptoma të coronavirusit 27 ditë pasi i infektohet

Përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit janë hedhur në erë, me të dhëna të reja që sugjerojnë se periudha e inkubacionit mund të jetë shumë më e gjatë se sa supozohej.

Një burrë 70-vjeçar në provincën Hubei të Kinës u infektua me coronavirus, por nuk tregoi simptoma deri 27 ditë më vonë, tha qeveria lokale të shtunën, që do të thotë se periudha e inkubacionit të virusit mund të jetë shumë më e gjatë se 14 ditët e supozuara, transmeton Telegrafi.

Zhvillimi mund të ndërlikojë përpjekjet për t’u marrë me virusin i cili ka vrarë mbi 2300 njerëz në Kinë dhe tani po përhapet në Korenë e Jugut.

Koreja e Jugut tha të shtunën se numri i rasteve të reja të coronavirusit në vend ishte dyfishuar në 433.

Zyrtarët sugjeruan që rezultatet mund të rriteshin ndjeshëm pasi në 9,300 njerëz që kishin ndjekur shërbimet e kishës, vendi ku mund të ketë shpërthyer coronavirusi në Korenë e Jugut. /Telegrafi/

Exit mobile version