Site icon Telegrafi

Njeriu i super golave, Jasir Asani shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

Shqipëria po avancon me rezultat 2-0 ndaj Lihtenshtajnit teksa sapo kemi hyrë në pjesën e dytë të takimit që po luhet në Hungari.

Në pjesën e parë Shqipëria dominoi dhe golin e avantazhit e gjeti me anë të Armando Brojës i cili në minutën e 31-të shënoi për rezultatin 1-0.

Gjithsesi, me të filluar pjesa e dytë, Shqipëria gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të Jasir Asanit.

Asani në minutën e 46-të shënoi një euro gol nga gjuajtja e lirë për të çuar rezultatin në 2-0 në të mirë të Shqipërisë.

Ky ishte një gol më se i merituar për Asanin, pasi ai kishte qenë në disa raste pranë golit në pjesën e parë./Telegrafi/

Exit mobile version