Një burrë që pretendoi të ishte më i moshuari i Izraelit, Shlomo Sulayman, ka vdekur në moshën 117 vjeçare, tha familja e tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sulayman vdiq të dielën me familjen e tij pranë tij.
Ai ka lënë pas gjashtë fëmijë, si dhe “dhjetëra nipa e mbesa, stërnipër dhe stër-stërnipër”.
Mosha e Sulejmanit nuk është konfirmuar, por nëse do të ishte, ai do të kishte qenë jo vetëm njeriu më i vjetër i Izraelit, por edhe njeriu më i vjetër në botë ndonjëherë.
Sulayman po jetonte vetëm dhe mendja e tij ishte “e kthjellët” deri në fund, tha nipi i tij Gil Radia, i cili tha se mbyllja në shtëpinë e tij në muajt e fundit për shkak të pandemisë së coronavirusit i bëri “dëm” gjyshit të tij.
נפטר האדם המבוגר ביותר בישראל ומהקשישים בעולם, בגיל 117 – מה סוד אריכות החיים שלו?https://t.co/5U4SP7RVAr pic.twitter.com/R41F4FWcv6
— ד"ר איתי גל ? Dr. Itay Gal md (@itaygalMD) October 11, 2020
“Deri në pandemi, ai shkonte edhe në sinagogë, edhe në moshën 116 vjeç. Ai ishte një njeri shumë modest, prandaj të gjithë e donin. Por mendoj se izolimi në shtëpi kontribuoi në përkeqësimin e shëndetit të tij”, ka thënë Radia.
Sulayman, për të cilin familja e tij thotë se ka lindur në vitin 1903, emigroi nga Jemeni në Izrael me gruan dhe katër fëmijët e tij në vitin 1949. Dy fëmijë të tjerë lindën në Izrael.
Sulayman shërbeu në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe punoi në bujqësi. Gruaja e tij vdiq disa vjet më parë në moshën 94 vjeç.
Rekordi për njeriun më të vjetër ndonjëherë mbahet nga Jiroemon Kimura, i cili vdiq në 2003 në moshën 116 vjeç dhe 54 ditë, sipas Rekordeve Botërore të Guinness. /Telegrafi/