Telegrafi

Njeriu që njihet si ‘ekspert i tërmeteve’ pretendon se ‘parashikoi’ tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri – tri ditë më parë!

Ndërsa lajmet rreth tërmetit 7.7 ballë që ndodhi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş – Turqi – natën e 5 shkurtit vazhdojnë, një postim në Twitter ka bërë bujë, gjithashtu.

Bëhet fjalë për një tweet që doli se tregon se “lajmi për tërmetin” është dhënë ditë më parë, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.

Frank Hoogerbeets, i cili njihet si “ekspert i tërmeteve”, kishte shkruar se do të ketë një tërmet në Turqi në një postim në Twitter më 3 shkurt.

“Herët a vonë do të ketë tërmete me magnitudë 7.5 në këtë rajon (Turqia Jugore-Qendrore, Jordania, Siria, Libani)”, kishte shkruar ai.

Megjithatë, edhe pse ai parashikoi se do të ndodhte, ai nuk specifikoi datën apo orën e saktë që do të ndodhte.

“Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e përmenda më parë, herët a vonë do të ndodhte në këtë rajon të ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Gjeometria kritike planetare u paraprin gjithmonë këtyre tërmeteve, si më 4-5 shkurt”, ka shkruar ndërkohë ai.

Frank Hoogerbeets njihet në botë edhe si “parashikues i tërmeteve”.

Madje pretendohet se paraprakisht ai ka parashikuar shumë tërmete të mëdha në mbarë botën.

Frank Hoogerbeets, siç shkruan www.cumhuriyet.com.tr, ka pasur një interes të madh për sistemin diellor dhe planetët që nga fëmijëria, bëri parashikimin e tij të parë publik të tërmetit në Facebook më 20 prill 2015, duke thënë se do të ishte kritik nga 22 prilli deri më 27 prill për shkak të pozicioneve të caktuara planetare.

Dhe më 25 prill 2015, një tërmet me magnitudë 7.8 ka ndodhur në Nepal. /Telegrafi/