Telegrafi

Njihuni me njeriun me 28 gishta, rrezikon t’i humbë me punën që bën (Foto)

Devendra Suthar nga Gujarat i Indisë, i ka gjithsej 28 gishta të këmbëve dhe duarve, duke bërë që t’i sigurojë një pozitë në Librin e  Rekordeve të Ginisit.

Zdrukthtari 46-vjeçar, ka lindur me polydactyly, që është një gjendje e rrallë që zhvillohet kur fëmija ndodhet në barkun e nënës gjatë javës së gjashtë apo të shtatë, transmeton Telegrafi.

Ekstremitetet e tij, kanë bërë që ai para tri vitesh, të njihej zyrtarisht si njeriu me më së shumti gishta, pasi ka nga shtatë në duar dhe shputat e këmbëve.

Babanë e dy fëmijëve, që e njohin edhe si ‘njeriu me shumë gishta’ gjendja fizike nuk e ka lënë prapa, sepse ka nisur të punojë në profesionin e preferuar.

“Gjithnjë kam frikë, se do ta pres ndonjë gisht, janë shumë dhe të përhapur”, ka thënë Suthar, që vazhdon të punojë si zdrukthtar.

Ky nuk është i vetmi problem i tij, sepse edhe shputat e këmbëve i ka më të gjëra dhe e ka vështirë të gjejë këpucë adekuate.

Suthar është rasti më i rrallë që ka këtë deformitet. Një rast është shënuar në vitin 2010, një person që kishte nga shtatë gishta në duar, por gishtat e këmbëve i kishte në numër normal. /Telegrafi/