Telegrafi

Njeriu që habiti tërë Londrën, u ngjit në maje të rrokaqiellit 95-katësh pa ndonjë pajisje mbrojtëse (Video)

Kalimtarë të shumtë rasti mbetën të habitur, kur panë një burrë pa ndonjë pajisje mbrojtëse duke u ngjitur në maje të njërës nga ndërtesat më të larta në Evropë.

Bëhet fjalë për ndërtesën Shard në Londër, e lartë 300 metra dhe që konsiderohet më e larta në Britaninë e Madhe, transmeton Telegrafi.

Një burrë është parë duke u ngjitur pa litar dhe pajisjet tjera mbrojtëse në katin e 95-të. E kur dëgjuan se çfarë po ndodh, policia reagoi menjëherë duke u shfaqur në vendin e ngjarjes.

Atya kanë arritur ta fusin brenda, por nuk është arrestuar pasi që kanë konstatuar se nuk ka bërë ndonjë shkelje dhe kështu pas intervistimit është liruar.

Shard është atraksion i njohur turistik në Londër, kurse ndërtimi i saj ka zgjatur tre vite kur edhe në korrik të vitit 2012 hapi dyert për vizitorë.

72 kate janë të parapara për banim, kurse aty ka edhe shumë zyra afariste, restorante, qendër tregtare dhe hotel luksoz. /Telegrafi/