Telegrafi

Njeriu që e zbuloi Griezmannin, Olhats: Ai ka shumë probleme te Barcelona – nuk është i lumtur

Zbuluesi i lojtarëve që e zbuloi Antoine Griezmannin kur ishte vetëm 13-vjeçar, Eric Olhats ka thënë se ai nuk është i lumtur te Barcelona.

Francezi kishte luajtur te Real Sociedadi në 201 ndeshje duke shënuar 52 gola në të gjitha garat, para se të kalonte te Atletico Madridi e më pas te Blaugranasit.

29-vjeçari e kompletoi kalimin në Camp Nou në verën e kaluar për 120 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të përshtatej edhe aq.

“Kur ai u largua nga Atletico Madridi, kishte shumë gjëra kundërthënëse. Kjo gjë ndikoi edhe tek unë”, ka thënë Olhats për Mundo Deportivon.

“E kuptoj atë se përse u transferua te Barcelona. Barca është Barca, një klub i madh”.

“Shokët e tij kanë thënë se ai do të përshtatej shumë mirë në tika-takan e Barcelonës, mirëpo mua nuk më pëlqejnë paraqitjet e tij”.

Lexo po ashtu Pesë klube vihen pas Griezmannit - Barcelona e gatshme të heq dorë nga sulmuesi për shumë arsye

“Aty ka shumë probleme, ai nuk po e shijon futbollin. Më dhemb sepse e di se çfarë mund të bëjë ai”, ka shtuar më tej ai.

Griezmann thuhet se mund të shitet nga Barcelona në këtë verë për shumën e 100 milionë eurove. /Telegrafi/