Andre Cury, ka qenë ndër vite njeriu më i besuar i Barcelonës për Brazil që ka mbyllur edhe transferime si të Neymar dhe Arthur.
Ai ka befasuar me deklaratën e dhënë së fundi për mediet argjentinase mbi të ardhmen e Lionel Messit dhe yllit të PSG-së, Neymar.
“Neymar do të luajë me Messin, jo te PSG, por te Barcelona. Dyshoj shumë se ata mund të ribashkohen në një ekip tjetër”.
“Dy vjet më parë ne u përpoqëm të nënshkruanim përsëri me Neymarin. Mungoi shumë pak për marrëveshjen totale, që do ta zhvendoste nga Parisi në Barcelonë”, ka thënë Cury.
Tutje si shtoi se një president i Joan Laporta, mund ta mbyll këtë transferim.
“Mendoj se Laporta është një president shumë i mirë për Barcelonën dhe ai mund t’i bashkojë ata sërish. Do të doja ta shihja Neymarin përsëri krah Leos, por do të doja shumë më shumë që kjo të ndodhte në Barcelonë, aty ku ata nuk duhet të ishin ndarë kurrë”.
“Do të isha shumë i lumtur t’i bashkoja përsëri. Neymar i ka dyert e hapura te Barcelona, katalanuasit e dinë që shitja e tij ishte gabim dhe madje edhe ai e pranoi disa kohë më vonë”, deklaroi ai.
Cury tutje shtoi se Leo Messi nuk do të largohet nga Barcelona.
“Unë mendoj se Leo nuk do të largohet nga Barça. Leo e nisi dhe duhet ta përfundojë historinë e tij në Evropë me fanellën e Barcelonës. E kam shumë të qartë”, nënvizoi ai. /Telegrafi/