Telegrafi

Njeriu që e solli në Evropë e këshillon Dybalan që të shkojë te Real Madridi

(Foto: Instagram/paulodybala)

Paulo Dybala është këshilluar që të largohet nga Juventusi dhe t’i bashkohet Real Madridit.

Maurizio Zamparini, ish-president i Palermos, e transferoi sulmuesin nga klubi argjentinas, Instituto, në vitin 2012 duke e sjellë në Evropë dhe në futbollin italian.

Në një intervistë për Tuttosport, ai e ka këshilluar 26-vjeçarin që të nisë një fillim të ri te kampioni i Spanjës.

(Foto: Instagram/paulodybala)

“Mosstartimi i Dybalas në Serie A, është blasfemi. Paulo është dashur ta dëgjonte këshillën time para tri vitesh dhe të largohej nga Torino”.

Lexo po ashtu Lista me top 25 lojtarët më të mirë për vitin 2020 – Ronaldo, Messi, Lewandowski: Cili është futbollisti më i mirë në botë?

“Këshilla që ia jap sot është e njëjta: Paulo, largohu nga Juventusi dhe shko te Real Madridi. Ti je një kampion, ko një zëvendës”, ka thënë Zamparini. /Telegrafi/