Telegrafi

Njeriu më i pasur në Afrikë thotë se i kishte tërhequr 10 milionë dollarë nga banka, vetëm “për t’i parë dhe prekur ato”!

Njeriu më i pasur në Afrikë ka treguar se ka bërë tërheqjen e 10 milionë dollarëve vetëm për ta “bindur” veten se me të vërtetë është i pasur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Aliko Dangote, i cili zotëron grupin Dangote, ka treguar ngjarjen në një forum në Abidjan, Bregu i Fildishtë.

“Kur filloni një biznes, objektivi juaj është të bëni milion tuaj të parë”, ka thënë biznesmeni nigerian.

“Por pas një viti apo më shumë, kur kuptova se kisha më shumë se 12-13 miliardë dollarë pasuri, mendova me vete ‘mirë, por kjo është vetëm një shifër e shkruar’”.

“Kështu që, një ditë shkova në një bankë, në atë kohë nuk kishte asnjë kufizim, arkëtova 10 milionë dollarë. Dhe unë i mora në shtëpi. I kam vënë në bagazhin e automjetit tim, u ktheva në shtëpi dhe e hapa. Derisa shikoja 10 milionë dollarët thashë: ‘Mirë, tani besoj se kam para'”.

“Unë i dërgova përsëri në bankë, të nesërmen”, ka shtuar Dangote.

I pyetur se sa para kishte në portofolin e tij, ai tha: “As edhe një dollar. Asgjë”.

Ndryshe, nigeriani arriti në vendin e 23-të, ndër personat më të pasur në botë në vitin 2014, sipas revistës Forbes.

Revista gjithashtu e cilësoi atë si Personi i Vitit i Afrikës, në të njëjtin vit. /Telegrafi/