Telegrafi

Njeriu kyç i Putinit në Arktik u gjet i vdekur, tetë muaj pasi ish-shefi i tij vdiq nga një goditje në tru

Një ekzekutiv i nivelit të lartë në sektorin energjetik të Rusisë ka vdekur pasi me sa duket ra nga një varkë gjatë fundjavës, duke u bërë ndërmjetësi i fundit rus që humbi jetën në rrethana misterioze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ivan Pechorin, 39 vjeç, drejtor menaxhues i ERDC, po lundronte në brigjet e ishullit Russky në Detin e Japonisë të shtunën kur ra në det nga anija me shpejtësi.

Trupi i tij u gjet nga uji të hënën pas një kërkimi të zgjatur.

Vetëm ditë më parë, Pechorin kishte marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor, i cili u organizua nga presidenti Vladimir Putin në Valdivostok.

“Vdekja e Ivanit është një humbje e pariparueshme për miqtë dhe kolegët, një humbje e madhe për korporatën”, tha ERDC në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.

Vdekja e Pechorin vjen tetë muaj pasi ish-shefi i tij, Igor Nosov, vdiq nga një goditje në tru në moshën 43-vjeçare.

Ndryshe, ka pasur një sërë vdekjesh që përfshijnë biznesmenë kryesorë me lidhje me Kremlinin që nga fillimi i vitit – dhe secili prej tyre është klasifikuar ose si një vetëvrasje ose një aksident, raportoi Daily Mail.

Më 1 shtator, Ravil Maganov, 67 vjeç, nënkryetar i kompanisë ruse të naftës Lukoil, vdiq në një rënie të dyshuar nga dritarja në të njëjtin spital në Moskë, ku Putini do të vinte më vonë për t’i bërë nderimet e fundit ish-udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev. /Telegrafi/