Telegrafi

“Njeriu im i preferuar”, Oriola Marashi dhe Eros Grezda të lumtur krah njëri-tjetrit

Fotomontazh: Oriola Marashi/Eros Grezda/Instagram

Oriola Marashi deri kohëve të fundit nuk ka qenë edhe shumë e hapur sa i përket jetës personale.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka informuar fansat rreth karrierës profesionale, teksa udhëtimet në vende të ndryshme për të janë të shpeshta.

Por, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një imazh me të dashurin e saj.

(Foto: Instastory)

Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar, Eros Grezda, me të cilin ka vendosur të dalë publikisht në publik.

“Njeriu im i preferuar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.

Që të dy shiheshin të shtrirë në një krevat, teksa Oriola kishte vendosur që të mos përdor makijazh.

Sidoqoftë, çifti muaj më parë e mohonin në lidhje të tillë, ndërsa tani nuk po i kursejnë pozat së bashku. /Telegrafi/